Shitet papafingo me pamje spektakolare nga deti, e mobiluar nga një arkitekt me stil modern dhe të rafinuar. Papafingoja përbëhet nga 2 dhoma gjumi, 1 dhomë ndenje e hapur me kuzhinën, dhe 1 tualet. Pjesë e saj është gjithashtu një jacuzzi, ku mund të relaksoheni me pamje nga deti.
Një tjetër element unik është një tavolinë e madhe e jashtme, ideale për dreka dhe mbrëmje të këndshme me miqtë. Apartamenti ndodhet në katin e 8 të një godine me ashensor, duke ofruar qetësi dhe privatësi.
Pamje panoramike nga deti që do t'ju bëjë të shijoni çdo moment në këtë hapësirë të jashtëzakonshme.
Per me shume kontakt ose nje vizite ne prone na kontaktoni!